Zyrtarit i vjedhin 100 mijë euro në shtëpi pa e kuptuar, ja dyshimet e para të policisë
Lajmifundit
/
22 July 2021, 09:12
Bota

Një zyrtar i shëndetësisë, në Volos të Greqisë, është përballur me një grabitje masive. Mësohet se atij i janë marrë 100 mijë euro, ndërsa as ai vetë nuk e kupton kur dhe si.
Nga hetimet e kryera nga ekspertët e shërbimit Kriminologjik, nuk është zbuluar asnjë shenjë e vjedhjes përmes derës apo dritares së banesës. Ndërkohë që policia dhe hetuesit dyshojnë se autorët të kenë siguruar çelësin e banesës.


