"A do më vr*sësh?"/ Rrëfimi i ish-kryeministrit: Nëna ime iu lut motrës që t'i merrte jetën

Ish-kryeministri britanik, David Cameron ka bërë një rrëfim të rallë në lidhje me jetën personale.
Për mediat britanike, ai ka folur në lidhje me përballjen e nënës së tij, Mary Cameron me sëmundjen e Alzheimerit, duke treguar madje se ajo u kishte kërkuar që ta vrisnin.
Cameron deklaroi se e ëma i ishte lutur motrës së tij duke i thënë: "A do të më vrasësh? Ti e di si ta bësh".
“Mami, edhe nëse do të dija si të të vrisja, nuk dua të shkoj në burg për vrasjen e nënës sime.”- ishte përgjigjia që motra e ish-kryeministrit i dha.
Mary Cameron vdiq nga sëmundja vitin e kaluar në moshën 90 vjeç, gjashtë vjet pas diagnozës së saj fillestare.
Kjo eksperiencw personale, ka nxitur fushatën e ish-kryeministrit për akses më të mirë në trajtime të reja inovative për sëmundjen e Alzheimerit.


