Plagosje me th*kë në Fier: 15-vjeç*ri godet në bark punonjësin e një fast food-i, policia e shpall në kërkim
Lajmifundit
/
24 November 2026, 18:11
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit mbremjen e sotme, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. I plagosuri 30- vjeçar është dërguar në spital.
Sipas informacioneve paraprake, 15-vjeçari është larguar menjëherë pas sulmit, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


