Kishte në çantë 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçarja në Kakavijë (Emri)

Aktualitet

Kishte në çantë 20 mijë euro të padeklaruara,

Policia në kufirin e Kakavijës ka arrestuar një 58-vjeçare, pasi u kap me 20 mijë euro të padeklaruara. Policia njofton se këto para dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Në pranga ka rënë Leonora Floku, banuese në Athinë. “Kakavijë/ Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.  Sekuestrohen 20080 euro, procedohet penalisht poseduesja e tyre. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip "Jeep".   

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases Leonora Floku, 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.      

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT