Marget feston 5-vjetorin, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi emocionojnë me urimet për të bijën

Showbiz

Marget feston 5-vjetorin, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi emocionojnë me

Një ditë e veçantë për familjen e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Vajza e tyre, Marget, feston sot 5-vjetorin e lindjes dhe prindërit e kanë shënuar këtë moment me dedikime të ëmbla në rrjetet sociale.

Ka qenë Getoari ai që ka ndarë një urim plot emocion për të bijën, duke shprehur gjithë dashurinë dhe përkushtimin e tij si baba.

“Urime 5-vjetorin, qika e babës! Sot i bon 5 vjet që ke pru dritë, gëzim e plot dashni n’jetën teme. Qofsh gjithmonë shëndosh e mirë, e qeshun e me sy plot ëndrra. Babi ka me kon gjithmonë afër teje, n’çdo hap tëndin. Të du fort!”, shkruan reperi.

Edhe Marina ka zgjedhur ta urojë të bijën përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një video nga atmosfera festive e përgatitur në shtëpi. Salloni ishte mbushur me tullumbace dhe dekorime festive, në kuadër të festës së organizuar për 5-vjetorin e vogëlushes.

“Happy birthday lumturia mames”, shkruan moderatorja krahas videos, duke shoqëruar kështu këtë ditë të veçantë me një dedikim të shkurtër, por plot dashuri.

Një tjetër përvjetor i vogël për Marget, por një moment i madh gëzimi për dy prindërit, të cilët nuk kanë munguar ta festojnë publikisht ditën e saj të veçantë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion