HIV në rrezik rikthimi, UNAIDS paralajmëron rritje të infeksioneve të reja në vitin 2027

Bota

HIV në rrezik rikthimi, UNAIDS paralajmëron rritje të

Duke nisur nga viti i ardhshëm, numri i infeksioneve të reja me HIV mund të shënojë rritje. Shkak për këtë pritet të jenë shkurtimet e financimit ndërkombëtar, si dhe fushatat kundër të drejtave të njeriut, të cilat po vënë në rrezik progresin e bërë deri më tani në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Paralajmërimi është bërë nga drejtuesja ekzekutive e UNAIDS-it, Winnie Byanyima, e cila ka theksuar se bota ndodhet shumë pranë përmbushjes së objektivit për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it.

Megjithatë, ajo ka ngritur shqetësimin se mungesa e fondeve dhe kufizimi i të drejtave të njeriut mund të vënë në pikëpyetje arritjet e deritanishme.

“Jemi në prag të përfundimit të AIDS-it. Kjo ka qenë një nga historitë më të mëdha të suksesit në shëndetin global. Por pikërisht kur duhet ta përmbyllim këtë përpjekje, shkurtimet e fondeve dhe cenimi i të drejtave të njeriut po kërcënojnë të na i marrin arritjet”, u shpreh Byanyima për Reuters.

Ajo shtoi se, megjithëse të dhënat përfundimtare ende nuk janë publikuar, tashmë janë vërejtur sinjale që tregojnë për një përkeqësim të situatës. Sipas parashikimeve të saj, gjatë vitit 2027 mund të ketë një rritje të infeksioneve të reja me HIV.

Ndërkohë, të dhënat më të fundit të publikuara nga UNAIDS-i të martën tregojnë se gjatë vitit të kaluar u regjistruan 1.2 milionë infeksione të reja me HIV, shifra më e ulët e shënuar ndonjëherë.

Krahasuar me vitin 1994, kur infeksionet e reja arritën në 3.5 milionë, të dhënat dëshmojnë një rënie të ndjeshme të përhapjes së virusit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion