Përplasje në PD për kandidatin e Pukës, dega e Fushë-Arrëzit kërkon primare

Politikë

Përplasje në PD për kandidatin e Pukës, dega e

Demokratët janë drejt fundit të përzgjedhjes së kandidaturave për krerët e rinj të bashkive. Teksa një pjesë e degëve kanë përfunduar procesin, në disa të tjera duket se beteja do të jetë më e fortë.

Kryesia e Fushë Arrës nuk është plotësisht dakord me udhëzimin e Sali Berishës, por i tregon statutin dhe kërkojnë që kandidati të dalë nga primaret.

“Nga takimet ka dalë në pah një qëndrim i qartë i anëtarësisë: Pjesa dërrmuese e propozimeve në të gjitha njësitë administrative është për Hil Currin. Përtej emrave të propozuar, një tjetër mesazh i rëndësishëm dhe i përbashkët ka ardhur nga anëtarësia e PD-së në të gjitha njësitë administrative: kërkesa këmbëngulëse që kandidati për Kryetar të Bashkisë Pukë të përzgjidhet përmes procesit të primareve, me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e PD-së dhe rregullat përkatëse të këtij procesi”.

A2CNN kontaktoi edhe me kreun aktual të bashkisë Fushë Arrës, e cila me reformën e re administrative shkrihet dhe bashkohet me Pukën. Hil Curri pohoi se i qëndron vendimit të degës dhe kërkon që primaret të zhvillohen jo vetëm në territorin e bashkisë së tij, por edhe në bashkinë aktuale të Pukës.

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj i tha A2CNN se kandidati duhet të zgjidhet sipas udhëzimit, duke ia lënë në dorë Kryesisë.

“I qëndroj udhëzimit të ardhur nga Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë. Udhëzimi është i qartë për mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave”.

Tashmë është në dorën e partisë në qendër për të vendosur se cili do të jetë kandidati për bashkinë e Pukës, me një territor që përfshinë edhe Fushë Arrësin.

Në selinë blu ditët e fundit lëvizjet kanë qenë të shumta, ku nuk mungojnë as lobimet. Ndërkohë burime për A2CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim degët e PD në Pukë dhe Fushë Arrës do të zhvillojnë një takim të përbashkët për të qartësuar modalitetet e zgjedhjes së kandidatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion