Vrau macen në mes të qytetit, arrestohet i riu në Greqi

Një 23 vjeçar në Greqi, është arrestuar më 26 korrik pasi akuzohet se theri një mace dhe endej në rrugët e Patras me kafshën e ngordhur në dorë.
Mediat greke bëjnë me dije se 23 vjeçari i cili therri macen në zonën e parkut jugor të Patras, ndodhet në paraburgim.
Ky është paraburgimi i parë i një vrasësi të kafshëve që nga nëntori i kaluar kur vrasja dhe tortura e kafshëve u dënua me ligj.
Lajmi i bë i ditur nga Federata Panhelenike e Mirëqenies së Kafshëve, e cila përmes një postimi në “Facebook” tha:
“Paraburgimi paraprak në Greqi nën aplikimin e ligjit 4745/2020, për torturat dhe vrasjen e kafshëve tashmë është fakt!
Urime për avokaten Elena Arvanitis, vullnetaren dhe këshilltarin e Kryetarit të Bashkisë së Patras, Z. Peketidis, Alexandra Dimopoulou e 2 efektivët e Policisë, për veprimet e tyre dhe të gjithë ata që ndihmuan në arrestimin dhe ndalimin e vrasësit të koteles."


