U godit nga çekiçi në stërvitje, humb jetën atletja 19-vjeçare

Bota

U godit nga çekiçi në stërvitje, humb jetën atletja

Hedhësja e çekiçit, Alegna Osorio ka humbur jetën nga dëmtimet në kokë, të marra në një incident në stërvitje. Lajmin e njoftoi Instituti Kombëtar i Sportit Kuban.

19-vjeçarja Osorio u godit nga një çekiç në stadiumin olimpik në Kubë në prill dhe luftoi deri sot për jetën, pa mundur ta fitojë këtë betejë.

Osorio ishte pjesë e Lojërave Olimpike për të rinj dhe u  rendit e katërta në Buenos Aires 2018 dhe mori medalje bronzi në kampionatet Pan-Amerikane nën 20 vjeç, dy vjet më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion