U zunë për komentet në rrjetet sociale, dy adoleshentë vrasin 13-vjeçarin

Bota

U zunë për komentet në rrjetet sociale, dy adoleshentë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku dy djem të moshës 14-vjeçare, janë arrestuar për vrasjen 13-vjeçarit Oliver Stephens në një park në Reading.

Adoleshentët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, mësohet se e kanë thirrur Olly në fushat e Buggs Bottom për t'u përballur me të lidhur me komentet që ai bëri në rrjetet sociale.

Mediat britanike, shkruajnë se ai është thirrur nga një vajzë 14-vjeçare e më pas dy djemtë i kanë zënë pritë ku dhe kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin, duke e lënë të vdekur të riun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nga djemtë dhe vajza kishin pranuar vrasjen, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të merret dënim për ta apo jo.

 

ME TE LEXUARAT