Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit, ja cfarë iu gjet në makinë
Lajmifundit
/
23 July 2021, 20:19
Aktualitet

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë eshte shoqeruar ne polici diten e sotme.
Burime për tv Abc bëjnë me dije se Azem Hajdari (i biri), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.
Bashke me të është shoqëruar edhe një miku i tij qe mendohet se ndodhej ne automjet me Hajdarin.
Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.



