Plas konflikti në Pogradec, 55-vjeçari nxjerr thi'kën dhe plag'os 39-vjeçarin

Aktualitet

 Plas konflikti në Pogradec, 55-vjeçari nxjerr thi'kën dhe
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 39-vjeçari në qytetin e Pogradecit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 4, ku për motive të dobëta, një debat mes dy shtetasve ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës.

I plagosuri është identifikuar si Olger Vesho, 39 vjeç, i cili ka marrë dëmtime nga goditja me thikë. Pas ngjarjes, ai është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit paraprak, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Në kuadër të veprimeve hetimore, policia ka bërë të mundur arrestimin e 55-vjeçarit Genci Gegprifti, i cili dyshohet se ka goditur me thikë 39-vjeçarin gjatë konfliktit.

Uniformat blu kanë kryer veprimet e para në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në përplasjen mes dy personave.

Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet do të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion