Vdekjet masive për shkak të Covid-19, 40 mijë fëmijë në SHBA kanë humbur një prind

Bota

Vdekjet masive për shkak të Covid-19, 40 mijë fëmijë

Covid-29 ka vrarë miliona njerëz në të gjithë botën, duke mos ndalur luftën kundrejt njerëzimit. Një raport i publikuar së fundmi nga Penn State ka analizuar këtë situatë në një tjetër këndvështrim. Teksa çdo ditë raportojmë numrin e personave që kanë humbur jetën nga armiku i padukshëm, rrallë herë kemi menduar për familjen e tyre.

 

Ky raport merret pikërisht me këtë pjesë të harruar, duke bërë me dije se në SHBA, të paktën 40 mijë fëmijë kanë vetëm një prind, për shkak të Covid-19.

Në saj të këtij raporti, studiuesit e këtij raporti kanë shprehur se vendi duhet të bëjë një ndërhyrje të menjëhershme në jetën e këtyre fëmijëve, duke u kujdesur për psikologjinë e tyre. Lidhur me këtë, ka folur një avokate për fëmijët, Tara Sheoren- Khaimov. “Ne kemi familje që duan të qëndrojnë së bashku dhe kanë nevojë të qëndrojnë së bashku, si për fëmijët më të vegjël për stabilitetin në drejtim të shkollës së tyre, shtëpisë së tyre, komunitetit të tyre, shëndetit të tyre mendor, por edhe për personin i cili po hyn si kujdestar”, tha ajo, e cila po i vjen në ndihmë këtij grupi shoqëror.

ME TE LEXUARAT