Moti i keq në Vlorë, merret vendimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, merret vendimi për mjetet e vogla dhe ato
Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur ka bërë që Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.

Sipas njoftimit, duke nisur nga ora 08:00 e datës 18 nëntor, pritet erë nga jugu dhe jugperëndimi me forcë 6-7 ballë, shpejtësi 15-20 metra në sekondë dhe dallgë që mund të arrijnë deri në 2.5 metra.

Ndalimi i nisjeve do të jetë në fuqi deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë normalisht aktivitetin sipas destinacioneve përkatëse.

Kapiteneria u ka kërkuar subjekteve detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion