Mevlani ankohet pasi Lediana publikon foton me të, ja çfarë e shqetëson konkurrentin e “Për’puthen”

Lediana një ditë më parë publikoi foton me Mevlanin, pasi përfundoi emisioni, duke i bërë tag dhe duke i vendosur një zemër. Këtë foto, Mevlani e ripostoi në Instagramin e tij, duke u ankuar.
Sigurisht që ankesa nuk ishte serioze, por një mënyrë për ti treguar edhe njëherë vajzës që mund të behet e dashura e tij shumë shpejt, që ajo është e bukur.
"Ti vetë paske dalë më mirë", shkruan ai, shoqëruar me një buzëqeshje dhe puthje.

Kjo në fakt nuk është diçka e rrallë nga ana e Mevlanit. Ai është gjithmonë shumë i kujdesshëm kundrejt vajzave, duke i bërë ato të ndihen mirë. Vihet re që sa herë Lediana shpërthen në nerva, Mevlani me lajkat dhe ledhet e tij arrin që ta bëjë për vete.


