‘Skifterja’ arrin të vjedhë diamantet me vlerë 4,8 milionë, i zëvendëson me gurë të zakonshëm

Bota

‘Skifterja’  arrin të vjedhë diamantet me vlerë 4,8

Një ‘skiftere’ 60-vjeçare arriti të vidhte  diamante në vlerë rreth 4.8 milionë euro pasi u paraqit si një person i trajnuar dhe i kualifikuar për të njohur dhe vlerësuar xhevahiret.

Sipas The Guardian, Lulu Lakatos mashtroi argjendarët duke pretenduar se detyra e saj ishte të kontrollonte profesionalisht diamantet nga kompania Boodles në Londrën qendrore, dhe më pas me një lëvizje delikate të duarve, i zëvendësoi ato me gurë të zakonshëm.

Lakatos vlerësoi shtatë diamante në një dyqan në Neë Bond Street përpara se t’i fuste në një qese, tha gjykata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mashtrimi i saj u zbulua vetëm kur u hap përsëri e njëjta çantë, në të cilën u gjetën gurë të zakonshëm.

“Diamantet u vodhën me një lëvizje shumë të shkathët dhe delikate të duarve, dhe zonja në fjalë luajti një rol qendror në këtë komplot jashtëzakonisht të sofistikuar që kërkonte shumë planifikim dhe marrje rreziku”, tha prokurori Philip Scott.

Lakatos, rumune me origjinë, por banore franceze, mohoi të kishte komplotuar për të vjedhur më 10 mars 2016.

Shtatorin e kaluar, Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ndëra gjyqi vijon.

ME TE LEXUARAT