EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafies greke, identifikohet 48-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkëpunëtori në Greqi

Kosovë&Rajon

EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafies greke,

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Nikos Gavanozis, i njohur me pseudonimin “Papagalli”, i cili u ekzekutua në orët e para të 11 tetorit të këtij viti.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e njërit prej dy autorëve të dyshuar, 48-vjeçarit nga Saranda, Eduart Qendrothanasi alias Stamatis Qendrothanasi, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, autoritetet greke dyshojnë se edhe personi i dytë që ndodhej në motorin nga i cili u hap zjarr është shtetas shqiptar. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar në zonën e Agrinios një 48-vjeçar grek, i cili dyshohet se ka ndihmuar dy autorët pas ekzekutimit, duke i transportuar dhe lehtësuar largimin e tyre nga vendi i ngjarje

EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafies greke,

Sipas hetuesve, Qendrothanasi rezulton të ketë një të kaluar të pasur kriminale në Greqi. Ai ishte shpallur më herët në kërkim për një grabitje me armë të ndodhur në vitin 2013 në Mesini, ku nga një pikë e postës “ELTA” u morën 130 mijë euro. Për këtë ngjarje, ndaj tij është në fuqi një urdhër arresti i lëshuar nga Oficeri Hetues i Kalamatës më 18 dhjetor 2023, i cili u konfirmua edhe në dhjetor 2024.

Po ashtu, në vitin 2025 ai rezulton i dënuar me 9 vite e 3 muaj burg për tre grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Dosja e tij kriminale përfshin edhe akuza për pjesëmarrje në grup kriminal, grabitje, gjobëvënie, vjedhje, plagosje, kërcënime, falsifikim, si dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe lëndët narkotike.

Sipas mediave greke, 48-vjeçari nga Saranda ka pasur lidhje të ngushta me persona të njohur të botës kriminale në Greqi. Ai rezulton mik i Irakli Davellës, një tjetër shtetas nga Saranda, i cili u ekzekutua më 15 dhjetor 2024 në Athinë, në një atentat ku mbeti i plagosur edhe 48-vjeçari Etmond Hysa, alias Edi Lulo.

Gjithashtu, Qendrothanasi dyshohet se ka bashkëpunuar më parë me mafiozët grekë Vasilis Grivas, i njohur si “Bill”, dhe Manoli Karagiani, i njohur si “Karafla”, të cilët janë ekzekutuar gjatë viteve të fundit në Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion