“Shpërthen” frikshëm Covid-19 në Australi dhe Tajvan, qeveritë marrin masa të menjëhershme

Bota

“Shpërthen” frikshëm Covid-19 në Australi dhe Tajvan,

Covid-19 ka shpërthyer frikshëm në Australi dhe Tajvan, duke detyruar qeverinë që të marrë masa të menjëhershme, për të parandaluar përhapjen masive. Mësohet se Tajvani do të zgjasë zbatimin e masave kufizuese deri më 28 qershor dhe shkollat do të mbesin të mbyllura deri në kohën e pushimeve verore, kanë thënë autoritetet më 7 qershor. Aktualisht, studentët do të ndjekin mësimet online.

Po ashtu, është bërë me dije se në Tajvan janë raportuar 11,298 raste pozitive dhe 260 viktima, ndërkohë që vetëm 3% e popullësisë është vaksinuar.

Ndërsa në Australi, Victoria, ditën e sotme janë shënuar një numër i lartë i të infektuarve, ndërsa autoritetet po tentojnë të gjurmojnë burimin e variantit Delta, që është identifikuar te të infektuarit.

Banorët e Melburnit janë duke pritur nëse do të masat e izolimit do të përfundojnë, siç është planifikuar më 10 qershor. Melburni ka hyrë në ditën e 11-të të izolimit të ashpër më 7 qershor, pasi autoritetet kanë idenitifkuar për herë të parë variantin Delta të koronavirusit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion