“Reforma në Drejtësi”, Meta: Nuk preket asgjë! OFL nis punën me ritme të papara më 26 prill

Politikë

“Reforma në Drejtësi”, Meta: Nuk preket asgjë! OFL

Teksa iu përgjigj akuzave se takohet me subjekte të OFL, Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për media se më 26 prill OFL do të fillojë punën me një ritëm të paparë.

Kreu i Shtetit iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nga 26 prilli nuk do të preket asnjë ligj i Reformës në Drejtësi, por do të punohet me ligjet e tij.

“Unë takohem me gjithë Shqipërinë. Zero subjekte të OFL takoj. OFL do fillojë punën me një ritëm të paparë më 26 prill. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e tij. Çdo gjë do të bëhet siç do ai, të mos mërzitet fare”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT