Rritet numri i rasteve pozitive dhe të viktimave, OBSH e alarmuar: Nuk po respektohen masat

Situata e Covid-19 sipas autoriteteve zyrtare të shëndetësisë, kanë treguar se nuk është aspak e mire dhe rastet e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi po rriten për të 7 javë radhazi. Ka qenë kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, që ka folur më gjërë për këtë çështje, i cili thotë se ka një fije shprese.
Ai shprehet se pandemia është një rrugë e gjatë, por mund ta mbajmë nën kontroll përmes masave. Ndërkohë kreu i OBSH ka shprehur se disa vende pavarësisht se paralajmërimeve të vazhdueshme, restorantet, klubet e natës dhe tregjet ishin të hapura dhe plot me njerëz të cilët nuk respektojnë masat anti-COVID.
Gjithashtu ai tha se më e mira që vendet dhe ekonomitë e tyre të rihapen, por një gjë e tillë sipas tij është e pamundur. Ai foli edhe për vaksinat, duke bërë me dije se janë administruar 780 milionë doza vaksinash, por shton se ka vende që nuk kanë marrë asnjë dozë ende.
Ai vazhdon të bëjë thirrje që vendet e pasura duhet të ndihmojnë ato të pasurat, pasi sipas tij, duke vaksinuar qytetarët në të gjithë botën kundër COVID-19, do të mund t’i rikthehemi sërish normaliteti.


