Fushatë online, kryeministri Rama: Gjatë 8 viteve janë trefishuar strukturat akomoduese për turistët
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 09:01
Politikë

Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online, duke listuar punën që qeveria e tij ka bërë gjatë dy mandateve. Permës një “Instastory” kreu i qeverisë ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.
Në formën e një kuici, Rama ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa është numri i strukturave akomoduese për turistë e vizitorë, sot. Më pas ai ka faktuar se gjatë 8 viteve të fundit janë trefishuar strukturat akomoduese për vizitorë e turistë në 3.264 të tilla nga vetëm 1.074 në vitin 2013.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.


