Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, përfundojnë në burg 3 persona

Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, përfundojnë në burg

Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar tre persona, për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se ësht arrestuar një 27-vjeçar, pasi po drejtonte makinën pa leje, një 19-vjeçar ishte në gjendje të dehur gatë drejtimit të makinës, ndërsa një 23-vjeçar, përshtë përfshirë në një aksident me dëme në njerëz.

 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. L., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; J. D., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. T., 23 vjeç, pasi duke qarkulluar me mjet është përfshirë në një aksident me një mjet motorr. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndëtësore.  Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT