“Pushtim nga alienët”, kubanët frikësohen pas rrymës ujore në vend (Video)

Bota

“Pushtim nga alienët”, kubanët frikësohen pas

Një pamje e frikshme është filmuar në Kubë, që fatmirësisht përfundoi pa shkaktuar asnjë pasojë. Bëhet fjalë për një rrymë ujore e ngjashme me tornado, e cila alarmoi banorët. Ngjarja ndodhi në qytetin Cienfuegos, fundjavën që kaloi.

Për 10 minuta, rryma ujore dha spektakël që u filmua nga banorët. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pikërisht banorët e cilësuan këtë si një pushim nga alienët. Ndërkohë që një meteorolog kuban tha se dukuria në fjalë është e rrezikshme, po aq sa e bukur.

Sipas meteorologëve, pikërish kjo rrymë ujore në shumë raste shoqërohen me stuhi, erëra të forta, rrufe dhe breshër. Fatmirësisht në Kubë mbajti vetëm 10 minuta, duke mos sjellë asnjë dukuri tjetër natyrore më pas.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion