Vdekja e turistëve rusë, reagon kreu i Komitetit Hetues të Rusisë

Aktualitet

Vdekja e turistëve rusë, reagon kreu i Komitetit Hetues të

Katër ditë nga vdekja e 4 turistëve rusë në një hotel në Kavajë, ka ardhur reagimi i kreut të Komitetit Hetues të Rusisë. Vetë Alexander Bastrykin ka folur mbi këtë çështje, duke udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore atje për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të shtetasve rusë.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe ambasada ruse në Shqipëri, gjithashtu autoritetet ruse, duke kërkuar hetim të plotë nga Shqipëria. Turistët, çifti i bashkëshortëve, vajza e tyre bashkë me partnerin, u gjetën të vdekur mbrëmjen e së shtunës që kaloi. Shkaku ende nuk dihet, pritet të dalë ekspertiza dhe autopsia ëpr të zbardhur ngjarjen. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT