Mbajti 2 vite në dollap trupin e vdekur të nënës, 50-vjeçari përfitoi nga pensioni i saj

Bota

Mbajti 2 vite në dollap trupin e vdekur të nënës,

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Itali. Policia pas një denoncimi ka gjetur në një banesë trupin e pajetë të një gruaje, e cila kishte vdekur 2 vite më parë. Mediat italiane shkruajnë se viktima ishte fshehur nga djali i saj, 50-vjeç, për të ëprfituar kështu pensionin e saj. Këtë veprim makabër e ka zbuluar partnerja e tij.

Kjo e fundit ka rrëfyer në polici se partneri i saj i ka treguar se ka fshehur në dollap trupin e vdekur të nënës. Trupi i të moshuarës u gjet në dollapin e dhomës së gjumit. 50-vjeçari tha se disa ditë pas vdekjes e ka mbështjellë nënën e tij e me qese plastike që i kishte mbuluar me argjilë dhe dru.

Prokurori ka urdhëruar një autopsi mbi kufomën e gruas së vjetër. Apartamenti i tij, nga ana tjetër, përfundoi nën sekuestrim, si dhe llogaritë rrjedhëse të djalit të saj 50-vjeçar. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion