Programi inkurajues vë në dispozicion 116.5 milionë dollarë, ky shtet i ofron para qytetarëve që të bëjnë vaksinën

Në Kaliforni, guvernatori i shtetit ka vendosur që të paguajë qytetarët që vaksinohen, me qëllim inkurajimin e tyre. Lajmi u bë me dije nga vetë guvernatori, Gavin Newsom, i cili prezantoi programin prej 116.5 milionë dollarësh.
Në fjalën e tij, Newsom e cilësoi si një program stimulues i krijuar për të motivuar qytetarët që të vaksinohen, përpara se të rihapet vendi nga 15 qershori. Ndërkohë që sipas deklaratës së autoriteteve, duke filluar nga 27 maji, dy milionë persona që do të përfundojnë vaksinimin e tyre Covid-19, automatikisht do të kenë të drejtë të marrin një kupon prej 50 dollarësh .
Gjithashtu si pjesë e programit 'Vax for the Win', 30 persona do të zgjidhen për të fituar një çmim parash prej 50,000 dollarësh secili.


