Bashkëshorti ishte pjesë e krimit? Dëshmia e fqinjës drejton policinë drejt zbardhjes së ngjarjes

Bota

Bashkëshorti ishte pjesë e krimit? Dëshmia e fqinjës drejton

Policia greke ka treguar të tjera detaje nga vrasja makabre e 20-vjeçares disa javë më parë. Më herët u tha se dyshohej se bashkëshorti i saj ishte pjesë e krimit, ndërsa tani, shefi i policisë së Atikës juglindore, George Kalliakmanis jep një tjetër detaj.

Për mediat greke, Kalliakmanis tha se të gjitha provat e deritanishme tregojnë se personat që hynë në shtëpinë e çiftit janë kriminelë të zakonshëm dhe e kanë bërë edhe më herët këtë veprim.

Bashkëshorti ishte pjesë e krimit? Dëshmia e fqinjës drejton

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa prej tyre ndoshta janë arrestuar nga Policia në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë, ai foli për situatën në të cilën piloti u gjet nga oficerët e parë të policisë që hynë në shtëpi, duke thënë se ishte në një gjendje shoku dhe nuk kishte kuptuar deri në atë moment që gruaja e tij kishte vdekur.

Bashkëshorti ishte pjesë e krimit? Dëshmia e fqinjës drejton

George Kalliakmanis gjithashtu shtoi se fqinjët nga shtëpia tjetër nuk dëgjuan asgjë. “Zonja nuk dëgjoi asgjë përveç qenit që gjëmonte rreth orës 4:20,” tha ai.

Kjo ngre shumë pikëpyetje se si kanë vepruar autorët e krimit. Lidhur me armët e përdorura nga kriminelët, Kalliakmanis deklaroi se ata përdorën një revole argjendi dhe një armë e tillë nuk preferohet nga ata që kryejnë grabitje sepse nuk ka fuqi zjarri.

ME TE LEXUARAT