Përplasja e trenave në Pakistan, shkon në 62 numri i viktimave

Bota

Përplasja e trenave në Pakistan, shkon në 62 numri i viktimave

Përshkallëzohet situata në Pakistan, ku dy trena u përplasën. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 62, pasi u gjetën 11 trupa gjatë kërkimit dhe shpëtimit disa orë pas aksidentit. Mediat lokale kanë raportuar si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe 100 persona, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Për këtë ngjarje të rëndë,  ministri i Hekurudhave Mohammad Azam Khan Sëati, i cili inspektoi zonën e aksidentit, deklaroi se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës dhe se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Ndryshe, dje në mëngjes në rajonin Ghotki të provincës Sindh, vagoni i një treni në lëvizje doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion