Videoja e re e bosit të mafias turke nxjerr zbuluar Erdoganin: Po shfrytëzon fenë për… (Video)

Bota

Videoja e re e bosit të mafias turke nxjerr zbuluar Erdoganin: Po

Bosi i mafies turke, Sedat Pekër në videon e publikuar së fundmi ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon fenë për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit. Ai shprehet sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer krime kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë gjersa fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame.

“Vendet e Ballkanit i kam vizituar fshat më fshat. Njerëzit e shteteve myslimane po më thonë, ‘Si është e mundur që të gjitha ndihmat dhe investimet i keni ndaluar për ne ndërsa ato i keni dërguar tek shteti që na ka përdhunuar dhe masakruar, Serbia. Shtetet ballkanike më nuk po e konsiderojnë më lider të ummetit (myslimanëve). Gjithashtu edhe tek arabët e ka humbur besimin”, tha ai.

Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, ndryshojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës te përdhunimet dhe atentatet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion