Tronditet nga një tërmet 4.7 ballë Kroacia, banorët të alarmuar kërkojnë ndihmë

Kosovë&Rajon

Tronditet nga një tërmet 4.7 ballë Kroacia, banorët të

Një tërmet 4.7 ballë është ndjerë mëngjesin e sotëm në Kroaci. Bazuar në të dhënat e Shërbimit Sizmologjik në vend, tërmeti është ndjerë rreth orës 06:00 të mëngjesit, rreth 13 kilometra në juglindje të Shibenikut.

Ndërkohë që mediat lokale nuk kanë raportuar për të lënduar në njerëz, as pasoja në infrastrukturë. Vetëm janë regjistruar një sërë telefonatash nga banorët të cilët ishin të frikësuar.

“Tani për tani, nuk kemi raportuar dëme të konsiderueshme. Kemi informacion se në Vrpolje, një copë shkëmbi ra në oborrin e shtëpisë dhe goditi makinën, por askush nuk u lëndua”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion