Situata nga COVID/ Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Aktualitet

Situata nga COVID/ Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe

TIRANË- Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infketuar me COVID-19 në Europë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar shifrat, teksa SHqipëria renditet krah Islandës.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Ulja e numrit të rasteve ditore, për ekspertët ka ardhur si pasojë e procesit të vaksinimit që ka ecur me ritme të shpejta ku deri më tani janë kryer 800 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime deri në fund të qershorit. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 5 raste të reja dhe 1 viktimë, humbja e parë e jetës për muajin qershor. Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon që prej muaji mars, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza', ose 911 mijë vaksina në total.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion