Ministri kroat jep lajmin e mirë: Pacientët që ishin në rrezik për jetën, janë më mirë

Kosovë&Rajon

Ministri kroat jep lajmin e mirë: Pacientët që ishin në

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh ka dhënë një lajm të mirë. Ai tha se ata të cilët ishin nën kujdes intensiv janë ende në gjendje të qëndrueshme.

“Pacientët që ishin në rrezik për jetën në njësinë e kujdesit intensiv janë ende të qëndrueshëm. Gjendja e tyre shëndetësore nuk u përkeqësua. Dy të shtruar në spital në Nova Gradiska u liruan. Një person është pa lëndime, ndërsa tjetri u transferua në Klinikën për Traumatologji në Zagreb dhe nuk ka nevojë për operacion, është një dëmtim i shtyllës kurrizore”, tha ai.

Berosh tha se ndihma e ambasadorëve dhe përkthyesve nga Kosova që i ndihmuan ata të kontaktonin me të lënduarit, ishte shumë e rëndësishme.

ME TE LEXUARAT