Po laheshin në det, shpëtohen nga mbytja dy të miturat në Golem

Policia, bluzat e bardha dhe disa pushues kanë shpëtuar dy të mitura në Golem, pasi po mbyteshin në det. Policia njoftoi se pushueset janë të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.
“Golem/ Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det. Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.
Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve. Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional. #FaleminderitPoliciaeShtetit????#Bashkëmëtësigurt”, njofton policia.


