Moska: SHBA-Rusi mund të shkojnë drejt një konfrontimi ushtarak

Bota

Moska: SHBA-Rusi mund të shkojnë drejt një konfrontimi ushtarak

Furnizimet e Perëndimit me armë dhe municione për Ukrainën shkaktojnë "gjakderdhje të mëtejshme", janë "të rrezikshme dhe provokuese" dhe mund të çojnë "Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak": tha ai në një intervistë për Newsweek ruse Ambasadori në SHBA.

Anatoli Antonov, duke theksuar se Moska bën gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile dhe dëmtimin e infrastrukturës së Ukrainës.

Se fundmi presidenti Joe Biden nënshkroi të dy projektligje të reja që vendosin sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ky projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet me rritjen e lartë të tarifave për importet prej tyre.

Po ashtu, do të ndalohen importet e energjisë nga Rusia, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.

Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për  pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës.

ME TE LEXUARAT