Biden miraton sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten dy projektligje për vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, sipas CNN.
Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e Ukrainës dhe herën e parë që sanksionet në përgjigje të luftës vijnë nga Kapitol Hill.
Një prej projekligjeve pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa projektligji i dytë ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Senati miratoi njëzëri dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për miratimin e legjislacionit, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje.
Ky projektligj pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet me rritjen e lartë të tarifave për importet prej tyre.
Po ashtu, do të ndalohen importet e energjisë nga Rusia, përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës.


