Mbytet anija me 45 emigrantë në bord në Turqi

Bota

Mbytet anija me 45 emigrantë në bord në Turqi

Një anije me 45 emigrantë në bord është mbytur në jug të Turqisë.

Anijet luftarake dhe aeroplanët turq po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Zyrtarët e ministrisë kanë konfirmuar sot se në bord ka pasur emigrantë, raporton Reuters.

Ministria tha se mori informacion të enjten mbrëma se anija po fundosej 259 kilometra në jug-perëndim të vendpushimit turk Kash.

Marina turke, së bashku me një aeroplan, u dërguan për të kërkuar zonën pavarësisht motit të keq.

ME TE LEXUARAT