Kërkohen përgjigje për vrasjen e presidentit, shpërthejnë trazirat në Haiti
Lajmifundit
/
23 July 2021, 17:20
Bota

Dhuna ka shpërthyer në rrugët e Haitit në prag të varrimit të presidentit të vrarë Jovenel Moise, me protestuesit që qëlluan me armë zjarri dhe bllokuan rrugët me goma në flakë.

Presidenti Moise u qëllua me armë në shtëpinë e tij në Port-au-Prince më herët gjatë këtij muaji, duke shkaktuar një krizë politike në vend, i cili prej kohësh po lufton me varfërinë dhe paligjshmërinë.
Demonstruesit shfrynë zemërimin për shumë pyetje që mbeten pa përgjigje për vrasjen e 7 korrikut, për të cilën qeveria tha se u krye nga një ekip mercenarësh kryesisht kolumbianë.


