Masivi i gurëve godasin autobuzin me turistë, vdesin 9 persona

Bota

Masivi i gurëve godasin autobuzin me turistë, vdesin 9 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi një ditë më parë. Mësohet se një autobuz me turistë është goditur me një masiv gurësh, ku për pasojë vdiqën 9 turistë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Himachal Pradesh në veri të Indisë.

Një numër i madh gurësh të mëdhenj ranë nga mali në distriktin Kinnaur, duke dëmtuar rëndë dhe një urë që përdorej për kalimin e makinave. Sipas mediave lokale, personat që u vranë nga gurët ishin turistë që do të vizitonin kryeqytetin e Delhit.

ME TE LEXUARAT