Masakër me 4 të vrarë në Itali/ Autori i tragjedisë, një pensionist në Torino

Bota

Masakër me 4 të vrarë në Itali/ Autori i tragjedisë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një pensionist ka vrarë gruan dhe fëmijën e e tij me aftësi të kufizuara,, e më pas qëlloi çiftin e moshuar, pronarë të shtëpisë ku ata banonin.

Pas masakrës , ai u përpoq të vetëvritej me armën e krimit. Ai ndodhet I shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja u zbulua nga karabinierët menjëherë pasi ndodhi masakra në orën 3 të mëngjesit, ku ata gjetën 4 trupat e pajetë. 83-vjeçari , Renzo Tarabella , qëlloi veten në fytyrë, në momentin kur karabinierët hynë në apartament.

Alarmin për vrasjen e dha vajza e dy të moshuarve, pronarë të shtëpisë, e cila banonte në ndërtesën përballë prindërve të saj.

Autoritetet njoftuan se nuk kishte mbetur asgjë për të bërë, për gruan e tij 70 vjeare dhe djalin e tyre 51-vjeçar,, si dhe çiftin e të moshuarve përkatësisht 74 dhe 70 vjeç. Arma e përdorur për krimin rezultoi të ishte pa leje. Investiguesit po punojnë për zbardhjen e masakrës që la të vdekur 4 persona, duke marrë në pyetje të afërm dhe fqinjë për të zbuluar më shumë detaje rreth motivit që e shtyu pensionistin të kryente këto vrasje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion