Krimi në Dibër, flet i afërmi i familjes: Nusja me probleme mendore, e njoftoi vetë burrin pasi vrau vjehrrën!

Aktualitet

Krimi në Dibër, flet i afërmi i familjes: Nusja me probleme

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Maqellarë të Dibrës, ku nusja, Miranda Markja qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj, Naile Markja. I afërmi i tyre, Rushit Marke tregon se nusja ishte me problem me mendore dhe se prej kohësh kishte konflikte me vjehrrën.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 ditën e djeshme dhe është zbuluar pasi shkoi në shtëpi djali i viktimës, i cili shiste në një treg. Krimi u zbulua pas 6 orësh dhe, sipas komshiut, ka qenë vetë nusja që ka marrë në telefon bashkëshortin, duke i treguar se i kishte vrarë të ëmën.

"Gruaja ka qenë me probleme mendore që prej 10 vitesh, unë i kam kushërinj. Ngjarjen e ata e kanë mbajtur të fshehur. Ajo ka bërtitur vjehrra, ka qenë njeri shumë i mirë, njeri i përsosu. Nusja me djalin kanë patur katër fëmijë, burri ka qenë duke shitur, shet në rrugë, dhe e ka lajmëruar nusja burrin që kam hajde se kam vrarë nënën. Nusja dhe vjehrra kanë patur gjithë kohën konflikte me njëra-tjetrën", thotë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion