Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit/ Nëna me fëmijën në dorë tregon tmerrin e përjetuar

Aktualitet

Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit/ Nëna me

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë flakë në garazh.

Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve.

Sipas gazetares e cila ndodhej në vendngjarje, janë djegur dy automjete, një “Range Rover”, e cila ka qenë vatra dhe një makinë tjetër.

Në bazë të informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike dhe nuk dihet akoma nëse ka qenë e qëllimshme.

Pasi banorët dolën të gjithë jashtë, pallati është mbuluar nga ngjyra e zezë e pluhurit dhe tymit.

Sipas zjarrfikëses nuk ka pasur valvula për të bërë të mundur shpërndarjen e tymit dhe ky ka qenë shkaku i bllokimit të të gjithë pallatit.

“3 muajsh, kisha frikë më shumë, kishte tym, kisha frikë për fëmijët”, tha nëna e re.

“E ndjemë veten të rrezikuar se nuk ka shkallë emergjence”, tha një tjetër banor i pallatit.

“Hapa dritën e celularit edhe kalova ashtu mes tymit”, u shpreh një banore e pallatit që u mbulua nga tymi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion