Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, efektivët shoqërojnë një person

Tensione në protestë gjatë ditës së sotme në protestën e 171-të kombëtare.
Policia ka ndërhyrë dhe ka shtyrë qytetarët përballë Kryeministrisë.
Protestuesit duan që të protestojnë tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndërsa policia nuk lejon që tubimi të zhvillohet në bulevard.
Gjatë shoqërimit të disa zonjave, grupi i protestuesve ka dalë në mbrojtje të të shoqëruareve. Protestuesit thërrasin në kor “Poshtë diktatura”. Zonjat nuk u shoqëruan, për shkak të rezistencës qytetare. Por, se janë shoqëruar në komisariat disa vajza.
Gazetarët raportojnë se tensionet ndodhin, edhe pse protesta është krejtësisht e qetë dhe e drejta për të protestuar është një e drejtë, e cila mbrohet me Kushtetutë.


