Itali, shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në mes të rrugës

Bota

Itali, shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në mes të

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur me thikë ish-gruan e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat.

Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi. Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut.Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruar menjëherë policisë.

Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve filmike në zonë. Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion