I vuri zjarrin kosheres së bletës dhe dogji shtëpi e makina, arrestohet shqiptari në Greqi

Bota

I vuri zjarrin kosheres së bletës dhe dogji shtëpi e makina,

Greqia nuk po gjen qetësi nga zjarret. Këtë të mërkure zona pyjore, ne Peleponez është përfshirë nga flakët.

Sipas  autoriteteve  aktualisht zjarri nuk po prek zonat e banimit, pasi erërat fryjnë në drejtim të kundërt,megjithatë, si masë paraprake te gjithë banorët aty pranë janë evakuuar.

Ndërkohë, një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke si autor i dyshuar i zjarrit që shpërtheu një ditë më parë në periferi të Athinës,  duke shkrumbuar shtëpi e makina.

64 vjecari  akuzohet nga prokuroria për zjarrvënie. Ai rezulton se ka disa koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamatas, nga ku filloi edhe zjarri.

Nga flaket janë dëmtur  rreth 15 ndërtesa të reja si dhe paisje të tjera.

ME TE LEXUARAT