I takon shekullit të II para Lindjes së Krishtit, gjendet në Mesdhe anija e lashtë romake

Soft

I takon shekullit të II para Lindjes së Krishtit, gjendet në

Një anije e lashtë romake, që i daton shekullit të II para Lindjes së Krishtit, është zbuluar së fundmi në ujërat e Detit Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Palermos.

Anija është gjetur në 92 metra thellësi. The Guardian ka publikuar imazhe të anijes në fjalë dhe mendohet se ajo ishte e specializuar për transportimin e verës.

“Mesdheu vazhdimisht na jep elemente të çmueshme për rindërtimin e historisë sonë të lidhur me tregtinë detare, llojin e barkave, transportin që është kryer”, tha një zyrtare e rajonit të Palermos, Valeria Li Vigni.

Ky zbulim nga autoritetet siciliane u përshkrua si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të vjetëve të fundit.

Pak javë më parë, arkeologët sicilianë zbuluan një objekt tjetër të fundosur, një anije të lashtë romake në rreth 70 metra thellësi afër ishullit Ustica. Në këtë anije kishte shishe me verë të shekullit II para Lindjes së Krishtit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion