Grabitet një banesë në Greqi, dyshohet se autorët kanë marrë bizhuteri me vlerë 2 milion euro

Bota

Grabitet një banesë në Greqi, dyshohet se autorët kanë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur këtë të premte, banesën e një 73-vjeçari në Ampelokipi në Greqi.

Dyshohet se autorët kanë grabitur bizhuteri me vlerë 2 milion euro.

73-vjeçari tregon se bizhuteri ishin të vendosura në magazinën e banesën, në të cilën thotë se kishte rreth 10 ditë që nuk kishte shkuar për ta kontrolluar.


Ndërkohë policia bën me dije se ka marrë shenjat e gishtërinjve në magazine.

Sakaq hetimi i çështjes është marrë nga Departamenti i Sigurisë i Ampelokipi, ndërsa bëhet me dije se gjithashtu po hetohet nëse është e vërtetë që vlera e bizhuterive ishte 2 milion euro, shkruajnë mediat greke.

ME TE LEXUARAT