Ish-sulmuesi i Anglisë rrihet nga gruaja e tij “në sy të të gjithëve”

Bota

Ish-sulmuesi i Anglisë rrihet nga gruaja e tij “në sy të

Abbey Clancy ka zbuluar se ka rrahur bashkëshortin e saj Peter Crouch, ish-sulmues i Liverpool dhe kombëtares angleze, pasi ai kishte humbur fëmijën e vogël gjatë një pikniku.

Modelja 35-vjeçare tregoi në një emision radiofonik se e humbi kontrollin kur djali i tyre 1 vjeç e gjysmë nuk po gjendej dhe futbollisti “nuk e vuri shumë ujin në zjarr”.

Ish-sulmuesi i Anglisë rrihet nga gruaja e tij “në sy të

“Unë shkova në banjë dhe kur dola, nuk e pashë djalin. Ai po rrinte ulur. U tremba shumë. E kam rrahur në sy të të gjithëve. I hodha filxhanin e kafes një herë. Pastaj e godita me grusht. Nuk jam fare pro dhunës, por më kapi paniku. Isha e tmerruar, mendoja se djali humbi. E gjetëm një kilometër larg, mes qengjave”, kujton modelja angleze.

Abbey, e cila është e martuar me ish-futbollistin që nga viti 2011, ka 4 fëmijë me të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion