Yuri Kim shkon në SPAK, takim ‘kokë më kokë’ me Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së

Aktualitet

Yuri Kim shkon në SPAK, takim ‘kokë më kokë’ me

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në Gjykatës e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe është duke zhvilluar një takim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. Mësohet se Kim ka hyrë në këtë institucion rreth orës 15:00.

Ky takim vjen menjëherë, pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.

Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion