Flet shqiptari që akuzohet se vrau shokun e dhomës në spitalin grek: Çfarë heqje kabllosh thoni, unë mezi …

Bota

Flet shqiptari që akuzohet se vrau shokun e dhomës në spitalin
Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foton e shqiptarit që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës në spitalin grek duke i hequr prizën e respiratorit sepse e bezdiste zhurma.
60 vjeçari shqiptar ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin “TLIVE”, ai pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin dhe deklaroi se po shikonte me padurim përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar 76-vjeçarin.

“Çfarë kabllosh thoni tani, nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja, kisha dhimbje kur e shihja ashtu. A jam vrasës tani? Ata do të na bëjnë vrasës. I moshuari nuk ishte në gjendje të mirë dhe mjekët e dinë,“ tha ai.

Ndërkohë mediat greke kanë marrë në intervistë dhe ish-bashkëshorten e tij, e cila e përshkruan shqiptarin si një të alkolizuar.

Flet shqiptari që akuzohet se vrau shokun e dhomës në spitalin

“Nuk mund ta duroja më pijen dhe u ndamë. Një herë e padita për rrahje dhe e tërhoqa pas. Ai piu dhe më goditi. Më vjen keq për njeriun që vdiq. Çfarë të them?,“-u shpreh ajo. Ndërsa e bija u shpreh kështu: Me sa di unë, babai im nuk ka rekorde penal.

E vërteta është që unë nuk kam asnjë kontakt me babanë tim sepse ai është i alkoolizuar dhe unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me të. Hera e fundit që e pashë ishte në prag të Vitit të Ri sepse motra ime e kishte thirrur dhe unë duhej ta duroja,” tha ajo.

Disa ditë më parë mediat greke publikuan lajmin se 60-vjeçari shqiptar i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës teksa po kuroheshin të dy nga pandemia e koronavirusit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion