Emri+Foto/ Pranoi se vrau Ilaria Sulën, kush është i ish-i dashuri filipinas që masakroi shqiptaren në Itali

Bota

Emri+Foto/ Pranoi se vrau Ilaria Sulën, kush është i ish-i

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçares shqiptarë në Itali, Ilaria Sula. Bëhet fjalë për shtetasin filipinas, Marc Samson, i cili dyshohet se vrau me thikë Sulën, të dashurën e tij.

23-vjeçari ka pranuar vrasjen e shqiptares, duke thënë se e ka goditur disa herë me thikë, trupin e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.


Policia italiane kontrolloi mëngjesin e së mërkurën banesën e tij, ku jetonte me prindërit, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. Nëna ishte shtëpiake, ndërsa i ati punon në një shtëpi borgjeze romane. Miqtë e familjes e përshkruajnë të riun si një djalë të mirë, dhe prindërit e tij po ashtu.

“Marc ishte një djalë shumë i mirë. Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë.”, deklaroi një mik i familjes, gjithashtu filipinas.

Një tjetër thotë se nëna e tij kishte bërë një operacion në zemër disa kohë më parë. “Nëna kishte një operacion në zemër disa kohë më parë. Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre.”, u shpreh 78-vjeçarja Maria Pia.

Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar story  në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke ngatërruar hetimet.

Iliria Sula humbi kontaktet me familjen dhe shoqet e saj më 25 mars.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion